Ofertë për kontratë pune
Instituti i Kosovës për Marrëdhënieve me Publikun kërkon një profesionist kreativ i cili do të punojë si menaxher i projekteve § CSR ekspert.
Përgjegjësitë: të dizajnojë, të organizojë dhe të mbikëqyrë realizimin e projekteve; të zhvillojë komunikimin me palët; të zhvillojë aktivitete të cilat përfshijnë veprimtarinë sociale të tyre…
Kualifikimi dhe aftësitë: Diplomë në marrëdhëniet me publikun, komunikim, medie ose fusha të përafërta; njohje e shkëlqyer e gjuhës angleze; shkathtësi të veçanta në komunikim, aftësi për punë të pavarur, efikase dhe nën presion, aftësi në organizim dhe punë ekipore, aftësi në përdorimin e teknikave të shkrimit; kreativitet në realizimin e projekteve, njohje të shkëlqyeshme në kompjuter etj.
Nëse i keni këto cilësi dhe synoni ta ndërtoni karrierën tuaj përmes komunikimit, dërgojeni një Europass CV dhe një Lëtër motivimi në info@imp-ks.com. Forma e CV-së si dhe informatat e tjera të nevojshme mund të porositen në: 044 589 593 ose në info@imp-ks.com. Do të kontaktohen vetëm aplikuesit që i plotësojnë kushtet e konkursit. Afati për konkurrim: 15 gusht 2010.