IMP mbajti trajnimin “Ngritja e kapaciteteve të KVRL-ve përmes edukimit në lidership”
Prishtinë, 21 -22 shtator 2011
Instituti i Kosovës për Marrëdhënie me Publikun, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, mbajti trajnimin “Ngritja e kapaciteteve të KVRL-ve përmes edukimit në lidership”. Qëllimi i projektit ishte ngritja e kapaciteteve menaxhuese dhe komunikuese të Këshillave për Veprim Rinor Lokal në të gjitha qytetet e Kosovës, për të rritur aktivizmin dhe përfshirjen e të rinjve në proceset shoqërore.

Përmes këtij trajnimi, në të cilin kanë marrë pjesë përfaqësues të Këshillave Veprues Rinor Lokal nga të gjitha komunat e Kosovës, ligjërues të përzgjedhur nga IMP-ja u ofruan pjesëmarrësve njohuri për planifikimin strategjik, udhëheqjen e projekteve, vullnetarizmin dhe tema tjera të rëndësishme të përcjella me ushtrime dhe shembuj, me synim edukimin e tyre për menaxhimin, si dhe fuqizimin e tyre për të udhëhequr projekte vetanake për të rinjtë e komuniteteve ku ata jetojnë.
“Projekti u ndihmon të rinjve që t’i zbulojnë potencialet e tyre dhe t’i jetësojnë ato brenda Këshillave Veprues Rinor Lokal, drejt përmirësimit të jetës rinore, vetëdijesimit, rritjes së përgjegjësive dhe përfshirjes së gjerë të tyre në jetën shoqërore”, tha Faton Peci, njëri nga ligjëruesit e trajnimit.
Pjesëmarrësit e kursit janë shprehur mjaft të kënaqur me organizim e trajnimit, si dhe me temat e përzgjedhura, duke theksuar se do të dëshironin që të gjithë anëtarët e KVRL-ve në nivel të vendit të marrin njohuri të tilla në të ardhmen me synim të fuqizimit të tërësishëm të këtyre mekanizmave të rëndësishëm, të cilët mund të bëjnë ndryshime pozitive në shoqërinë tonë.
“Duke pasur parasysh faktin se komunikimi i mirë është celës për një punë të suksesshme, edhe trajnimi i organizuar nga IMP-ja ka qenë në kohë dhe për njerëzit e duhur. Këshillat e Veprimit Rinor Lokal kanë nevojë për trajnime të tilla, në mënyrë që t’i ngrisin kapacitetet e tyre vepruese dhe edukuese. Trajnimi i organizuar nga Instituti i Kosovës për Marrëdhënie me Publikun do t’u ndihmojë të rinjve që të rrisin aftësitë e tyre komunikuese dhe njëkohësisht këto njohuri t’i përcjellin edhe te moshatarët e tyre. Uroj që ky të jetë vetëm fillimi i organizimeve të tilla për të rinjtë, me shpresë se kjo pjesë e shoqërisë sonë të afirmohet sa më shumë” theksoi Fatlume Guri një nga pjesëmarrësit e KVRL-ve në trajnim.
Trajnimi “Ngritja e Kapaciteteve të KVRL-ve përmes edukimit në lidership” është një nga projektet e IMP Institutit për ngritjen e kapaciteteve të KVRL-ve si pjesë vitale e shoqërisë, projekt i cili synon të zgjerohet në bashkëpunim me organizatat e tjera vendore dhe ndërkombëtare.
IMP ofron trajnimin: “Menaxhimi i stafit / Evaluimi i rezultateve”
Mavrovë, 08-11 shtator 2011
Modulet e trajnimit:
• Analizimi i mjedisit të punës
• Menaxhimi i ekipeve
• Menaxhimi i kohës
• Menaxhimi i projekteve
• Kultura organizative & sjellja
• Menaxhimi dhe komunikimi
Nr. i pjesëmarrësve në grup: 10-15
Çmimi: 485 EUR (Në çmim janë të përfshira shpenzimet e trajnimit, ushqimit, transportit, akomodimit si dhe materialet trajnuese).
Mënyrat e regjistrimit: Për t’u regjistruar për kursin, ju lutem vizitoni faqen zyrtare të “IMP”-së, www.imp-ks.com, te rubrika Trajnime, forma Regjistrohuni online për kurset e IMP-së, ose dërgoni e-mail në trajnimet@imp-ks.com.
Kursi Menaxhimi i stafit / Evaluimi i rezultateve është kurs i disejnuar për udhëheqës të institucioneve, menaxherët e burimeve njerëzore, stafin e përfshirë në implementimin e strategjive, pastaj për udhëheqësit e kompanive publike, të bizneseve, si dhe për komunikuesit publikë. Kursi synon që të ndikojë te këto grupe që t’i përvetësojnë teknikat e menaxhimit dhe organizimit të punës brenda institucionit, menaxhimin e stafit, si dhe përfitimin e teknikave për evaluim profeional të performancës.
Trajnimi "Menaxhimi i stafit & Evaluimi i rezultateve" u mundëson organizatave t’i identifikojnë dhe t’i arrijnë objektivat e dëshiruara përmes menaxhimit të suksesshëm të stafit. I përcjellë me ushtrime dhe shembuj analitik dhe praktik, ai i përgatit pjesëmarrësit me njohuritë për formulimin, implementimin dhe monitorimin e strategjisë së punës së institucionit.
Përgjegjësitë shoqërore – pjesë e planifikimit strategjik
Prishtinë, 17 qershor 2011
Një punëtori njëditëshe për “Përgjegjësitë shoqërore dhe rolin e bizneseve në ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme” u mbajt nga Instituti i Kosovës për Marrëdhënie me Publikun, në bashkëpunim me agjencinë gjermane “Bonne Nouvelle”. Punëtoria u mbështet nga fondacioni “Friedrich Ebert”. Pjesëmarrës nga organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë edhe bizneset e mëdha dhe bankat, disktuan domosdonë e përfshirjes së përgjegjësive sociale në strategjitë e zhvillimit të organizatave, si dhe mundësitë, përkatësisht sfidat me të cilat përballet Kosova në synimin e saj për të ndërtuar shoqëri të qëndrueshme.
Qëllimi i punëtorisë ishte rritja e ndërgjegjësimit për përgjegjësitë shoqërore të organizatave, si dhe rolin që ato mund ta keneë në ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme.
Përmes ofrimit të shembujve të shumtë të investimit të organizatave në shoqëri, pjesëmarrësit kanë identifikuar shkallën në të cilën ky koncept është përfshirë në Kosovë, si dhe identifikuuan sifdat e integrimit të tij në strategjitë zhvillimore të organizatave, përkatësisht korporatave.
Znj. Simone Stein, drejtoreshë ekzekutive e Bonne Nouvelle, organizatë partnere e IMP-së, i trajtoi “përgjegjësitë shoqërore” si koncept të ri menaxherial, që bën të mundur kohezionin social dhe ekonominë e zhvilluar të një vendi.
Besa Luzha, nga Fondacioni Friedrich Ebert, ndërkaq, theksoi nevojën për t’i shpënë përpara politikat dhe qasjen ndaj të punësuarve, në mënyrë që të krijohet një shoqëri më e qëndrueshme dhe kërkoi nga pjesëmarrësit e seminarit të japin idetë e tyre për të vazhduar
dhe për të zhvilluar një platformë për diskutime mbi përgjegjësitë shoqërore.
Pjesëmarrësit shkëmbyen pikëpamjet e tyre për praktikat e deritanishme në këtë fushë, si dhe dhanë informacion për nismat e tyre aktuale.
Në fund të punëtorisë, pjesëmarrësit u dakorduan që organizatat duhet të marrin parasysh integrimin e konceptit të përgjegjësive shoqërore brenda strategjive afatgjata të zhvillimit , e cila është e dobishme edhe për organizatat, ekonominë kombëtare dhe për avancimin e politikave të punësimit.
Punëtoria e organizuar nga IMP dhe “Bonne Nouvelle” është pjesë e programit të IMP-së për vitin 2011.
IMP organizon seminarin “Roli i korporatave në ndërtimin e shoqërisë së qëndrueshme”
Instituti i Kosovës për Marrëdhënie me Publikun, IMP, së bashku me agjencinë e komunikimeve “Bonne Nouvelle” nga Gjermania, mbështetur financiarisht nga fondacioni “Friedrich Ebert” organizojnë punëtorinë “Roli i korporatave në ndërtimin e shoqërisë së qëndrueshme në Kosovë”. Seminari mbaet më 17.06.2011, në hotelin “Emerald”, në Prishtinë.
Udhëheqës institucionalë, ekspertë të ekonomisë, përfaqësues të bizneseve, si dhe të medieve e të shoqërisë civile do të diskutojnë rolin dhe rëndësinë që bizneset e Kosovës i kanë për ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme, ekonomike, kulturore dhe sociale. Po kështu, punëtoria do t’i identifikojë sfidat dhe mundësitë që ekzistojnë në Kosovë për ta promovuar konceptin e përgjegjësive sociale si pjesë të strategjisë së institucionit/ organizatës.
Programi:
9.45-10.00 – Regjistrimi i pjesëmarrësve
10.00-10.15 – Fjalimet hyrëse (IMP, FES)
10.15-11.00: Moduli 1: Hyrje në Përgjegjësitë Sociale të Korporatave (koncepti CSR)
11.00-11.45 – Moduli 2: Rastet studimore
11.45-12.15 – Diskutime
12.15-13.15 – Dreka
13.15-14.00 – Moduli 3: CSR nëpër organizata: mundësi dhe sfidë
14.00-14.45 – Moduli 4: Rekomandime për strategji efektive
14.45-15.00 - Diskutime & Fjalime përmbyllëse
IMP ofrojnë trajnimin "Planifikimi strategjik"
Mavrovë, 1- 4 korrik 2011
Kursi “Planifikimi strategjik” është kurs i disejnuar për udhëheqës, menaxherë ose drejtorë të institucioneve, pastaj për komunikuesit publikë, menaxherët e burimeve njerëzore, si dhe stafin e përfshirë në jetësimin e strategjive të institucioneve. Kursi synon që të ndikojë te këto grupe që t’i përvetësojnë teknikat e menaxhimit dhe organizimit të punës brenda institucionit.
Planifikimi strategjik i mundëson organizatës t’i identifikojë dhe t’i arrijë objektivat e dëshiruara.
Kursi, i përcjellë me ushtrime dhe shembuj analitik dhe praktik, i përgatit pjesëmarrësit me njohuritë për formulimin, implementimin dhe monitorimin e strategjisë së punës së institucionit.
Modulet:
• Parimet e planifikimit strategjik;
• Analizimi i mjedisit të punës;
• Formulimi dhe implementimi i strategjisë;
• Monitorimi / Evaluimi i strategjisë.
• Strategjia e komunikimit;
Nr. i pjesëmarrësve në grup: 10-15
Çmimi: 485 EUR (Në çmim janë të përfshira shpenzimet e trajnimit, ushqimit, transportit, akomodimit si dhe materialet trajnuese).
Mënyrat e regjistrimit: Për t’u regjistruar për kursin, ju lutem vizitoni faqen zyrtare të “IMP”-së, www.imp-ks.com, te rubrika Trajnime, forma Regjistrohuni online për kurset e IMP-së, ose dërgoni e-mail në trajnimet@imp-ks.com.
Më shumë informata:
“IMP”, rr. “Ahmet Krasniqi”, nr. 19.
Prishtinë, Kosovë
tel: +377; 045/589593; 45 539 067
INP ofron trajnimin “Lidershipi dhe menaxhimi”
Durrës, 27- 29 maj 2011
Kursi “Lidershipi dhe menaxhimi” është kurs i disejnuar për udhëheqës të bizneseve, drejtorë të sektorëve të institucioneve, komunikuesit publikë, drejtorët dhe menaxherët e burimeve njerëzore, si dhe stafin ndihmës të tyre. Kursi synon që të ndikojë te këto grupe që t’i përvetësojnë teknikat e menaxhimit dhe organizimit të punës brenda institucionit.
Kursi, i përcjellë me ushtrime dhe shembuj, i shpjegon parimet & teknikat e menaxhimit– veçanërisht i përgatit pjesëmarrësit për menaxhim të mirëfilltë të sektorëve dhe resurseve humane, organizimin kohor, organizimin e ekipeve të punës dhe komunikimin brenda institucionit.
Temat e trajnimit: Menaxhimi i suksesshëm, Lidershipi vs.menaxhmenti; Motivimi i stafit; Stilet e menaxhimit; Menaxhimi i kohës; Aftësitë e komunikimit; Menaxhimi i mbledhjeve; Delegimi dhe fuqizimi i personelit; Aftësitë e prezantimit dhe shkrimit.
Nr. i pjesëmarrësve në grup: 10-15
Çmimi: 485 EUR (Në çmim janë të përfshira shpenzimet e trajnimit, ushqimit, transportit, akomodimit si dhe materialet trajnuese).
Mënyrat e regjistrimit: Për t’u regjistruar për kursin, ju lutem vizitoni faqen zyrtare të “IMP”-së, www.imp-ks.com, te rubrika Trajnime, forma Regjistrohuni online për kurset e IMP-së, ose dërgoni e-mail në trajnimet@imp-ks.com.
Më shumë informata:
“IMP”, Sheshi “Nëna Tereze”, 29-C/D-4
Prishtinë, Kosovë
tel: 045 539 067; 045 589 593
Programi:
26.05.2011:
16.00 – Nisja nga Prishtina
Dita I (27.05.2011):
09.00-10.00 – Hyrje
• Prezantimi i pjesëmarrësve / pritjet e tyre
• Agjenda e trajnimit
• Modelet e menaxhimit
10.00-10.45 – Manxhimi personal (Menaxhimi i vetvetes)
• Manxhimi fizik
• Manxhimi emocional
• Manxhimi mendor
• Mendimi pozitiv – ushtrimet
10.45-11.00 – Pauzë
11.00-12.15 – Menaxhimi i suksesshëm
• Njohuri mbi menaxhmentin
• Menaxheri i suksesshëm
• Kompetencat themelore menaxheriale - ushtrim
12.15-13.00 – Dreka
13.00-13.45 – Lidershipi / Menaxhmenti
• Lidershipi dhe menaxhmenti
• Këshilla për udhëheqësit
• Planifikimi i “feedback”-ut
13.45-14.30 – Motivimi
• Motivimi i vetvetes dhe i të tjerëve
• Motivimi i brendshëm dhe i jashtëm
• Plani 21 ditor i veprimit – ushtrim
14.45-16.00 – Stilet e menaxhimit
• Stilet e menaxhimit – ushtrim
• Krijimi i ekipeve
Dita II (28.05.2011):
09.00-10.00 – Menaxhimi i kohës
• Këshilla për evitimin e “banditëve” të kohës
• Planifikimi i mirë
• Ushtrime
10.00 – 10.15 - Pauzë
10.15-11.15 – Aftësitë e komunikimit
• Komunikimi verbal/joverbal
• Komunikimi me shkrim
• Dëgjimi me kujdes
• Ushtrim
11.15-11.30 - Pauzë
11.30-12.30 – Menaxhimi i mbledhjeve
• Llojet e takimeve
• Hapat për një mbledhje të suksesshme
• Ushtrim në grupe
12.30.13.30 – Dreka
13.30-14.30 - Delegimi dhe “Coaching”
• Njohja e personelit dhe ndarja e detyrave
• Fuqizimi i personelit
• Përkrahja e personelit në punë
14.30-15.00 – Plani personal i veprimit
Dita III (29.05.2011):
09.00– 12.15 - Aftësitë e prezantimit / shkrimit
• Prezantimi publik
• Çfarë duhet të përmbajë një prezantim / shkrim i qartë
• Teknikat e prezantimit
• Teknikat e shkrimit
12.15.13.15 – Dreka
13.30 – Evaluimi / Certifikatat
14.00 – Nisja për në Prishtinë
Trajnimi i radhës
Menaxhimi i komunikimit në institucione
- Sfidat, strategjia, teknikat dhe prezantimi në medie -
Durrës, 28 prill – 1 maj 2011
Kursi “Menaxhimi i komunikimit në institucione” është kurs i disejnuar për komunikuesit publikë, drejtorët dhe menaxherët e institucioneve / kompanive, pastaj për zyrtarët të cilët komunikojnë me opinionin publik. Kursi synon që të ndikojë te komunikuesit publikë që t’i përvetësojnë teknikat e paraqitjes në medie dhe kështu të arrijnë efektin te publiku të cilin ata e synojnë.
Kursi, i përcjellë me ushtrime dhe shembuj, i shpjegon parimet & teknikat e komunikimit– veçanërisht i përgatit kursistët për paraqitje profesionale në TV. Po kështu, ai i përgatit ata që ta njohin mirë audiencën, ta organizojnë paraqitjen para medieve, t’i artikulojnë qartë idetë e tyre, t’i menaxhojnë pyetjet e vështira të gazetarëve, t’i njohin sekretet e intervistave dhe të kenë paraqitje të shkëlqyer në opinion.
Kursistët do të kenë mundësi që praktikisht t’i ushtrojnë dhe t’i përvetësojnë teknikat e prezantimit (intervistë, fjalim, prononcim) në TV, përmes ligjëruesve me përvojë në marrëdhëniet me publikun dhe mediet.
Modulet: Identifikimi i sfidave / analiza e audiencës; Strategjia e komunikimit institucional, Organizimi i ideve; Llojet e prezantimeve (bindës, informativ...); Fillimi dhe përmbyllja e paraqitjes; Teknikat e intervistës (prononcimit, fjalimit); Menaxhimi i pyetjeve të gazetarëve; Mënyra e paraqitjes (dukja, gjestikulacioni...)
Nr. i pjesëmarrësve në grup: 10-15
Çmimi: 495 EUR (Në çmim janë të përfshira shpenzimet e trajnimit, ushqimit, transportit, akomodimit si dhe materialet trajnuese).
Mënyrat e regjistrimit: Për t’u regjistruar për kursin, ju lutem vizitoni faqen zyrtare të “IMP”-së, www.imp-ks.com, te rubrika Trajnime, forma Regjistrohuni online për kurset e IMP-së, ose dërgoni e-mail në trajnimet@imp-ks.com.
Më shumë informata:
“IMP”, Sheshi “Nëna Tereze”, 29-C/D-4
Prishtinë, Kosovë
tel: 044-339214; 045/589593
Dialogu intensiv me qytetarët, jetik për regjistrimin
Prishtinë, 18 mars 2011
Sot, në Prishtinë, organizuar nga Instituti i Kosovës për Marrëdhënie me publikun (IMP), u mbajt një debat me përfaqësues të institucioneve lokale, përgjegjëse për regjistrimin, me përfaqësuesit e komuniteteve etnike, si dhe të bashkësive fetare, pastaj të medieve dhe të organizatave joqeveritare. Në të u diskutua niveli i përgatitjeve për procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, pastaj niveli i perceptimit për procesin e regjistrimit, si dhe identifikimi i mundësive për informimin e mëtejmë të qytetarëve për të, duke i përfshirë pakicat dhe kategoritë e margjinalizuara.
Vehbi Miftari, përfaqësues i IMP-së, shpjegoi karakterin, peshën dhe rëndësinë që realizimi i suksesshëm i këtij procesi ka për shtetin e Kosovës.
“Regjistrimi krijon mundësi për planifikim të qëndrueshëm”, tha Miftari.
Përfaqësuesit nga komisionet komunale të regjistrimit në Prishtinë, Obiliq dhe Lipjan, ndërkaq, shpjeguan nivelin e përgatitjeve që ata, së bashku me Entin e Statistikave, i kanë bërë për procesin e regjistrimit, ndërkohë që përfaqësues të medieve dhe të shoqërisë civile theksuan se sipas gjykimit të tyre përgatitjet dhe fushata mediale është filluar me vonesë, prandaj të gjithë njëzëri kërkuan intensifikimin e dialogut me qytetarë, si parakusht për sukses, duke nënvizuar rolin udhëheqës të ESK-së.
Përfaqësuesi i pakicës etnike malazeze, Slobodan Vujicic, ngriti shqetësimin e tij për regjistrimin e të shpërngulurve, ndërkohë që përfaqësuesit e IMP-së dhe të komisioneve komunale e njoftuan atë për procedurat e regjistrimit të qytetarëve rezidentë dhe atyre jorezidentë.
Po kështu, edhe përfaqësuesit e bashkësive fetare, të pranishëm në debat, theksuan se e kuptojnë peshën e këtij procesi dhe se do të ndikojnë që qytetarëve t’u shpjegohet rëndësia e pjesëmarrjes së tyre në këtë proces.
Artur Krasniqi, nga bashkësia protestante, theksoi rëndësinë e procesit, por nënvizoi mungesën e komunitetit protestant në listën e bashkësive fetare në pyetësor, ndërsa Don Shan Zefi, nga Ipeshkvia e Kosovës ritheksoi pajtimin e kishës katolike për të realizuar një proces të suksesshëm të regjistrimit.
“Ne do t’i inkurajojmë të gjithë qytetarët që t’i përgjigjen pozitivisht këtij procesi, por kërkojmë që koha e mbetur deri në fillimin e regjistrimit, më 1 prill, të shfrytëzohet nga ESK për informim të mëtutjeshëm”, theksoi Don Zefi.
Edhe Ferdinand NIkolla, nga organizata FIQ, theksoi se publikimi i formularit në faqen zyrtarë të ESK-së, sado i vonuar sipas tij, nënkupton një mundësi që qytetarët praktikisht të njoftohen me përmbajtjen e tij, pro shtoi domosdonë që ESK dhe partnerët e tjerë të rrisin nivelin komunikimit me qytetarë në mënyrë që ata të krijojnë perceptim pozitiv për procesin.
“Publikimi përbën një pikë kthese, dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë moment për të intensifikuar dialogun me qytetarët për regjistrimin. FIQ do ta shtrijë aktivitetin informues gjithandej”, tha z. Nikolla.
Debati në rajonin e Prishtinës përmbyll ciklin e debateve në nivel regjional për regjistrimin. Ai është pjesë e projektit të IMP-së për informim, sensibilizim dhe motivim të qytetarëve për procesin e regjistrimit. IMP është partnere e ESK-së në komponentin e informimit.
Më shumë informata:
Vilma Biba,
Tel: 045 589 593
e-mail: vbiba@imp-ks.com
ueb: www.imp-ks.com
Kërkohet përfshirje e gjerë e shoqërisë në informimin e popullsisë për regjistrim
Prishtinë, 09 mars 2011
Dje me 9 mars 2011 në Prizren, përfaqësues me ndikim të shoqërisë civile, institucioneve, medieve dhe komuniteteve diskutuan për nivelin e informimit dhe rolin e shoqërisë civile, medieve dhe organizatave të shoqërisë civile në procesin e regjistrimit të popullsisë, në një debat të organizuar nga Instituti i Kosovës për Marrëdhënie me Publikun, në bashkëpunim me bibliotekën komunale të Prizrenit.
Synim i debatit ishte mbi të gjitha informimi i pjesëmarrësve për hapat e ndërmarrë nga mekanizmat përgjegjës për procesin e regjistrimit të popullsisë dhe diskutimi rreth opinioneve të qytetarëve të rajonit të Prizrenit, sfidave dhe mesazheve që duhet të përcillen te kategoritë e ndryshme të shoqërisë në këtë rajon, me theks të veçantë në komunitetet jo-shumicë.
Debati u përqendrua kryesisht në perceptimin e qytetarëve të Prizrenit për procesin e regjistrimit, dhe në gatishmërinë e institucioneve, përfaqësuesve të komuniteteve dhe organizatave të shoqërisë civile për të përcjellë mesazhin e regjistrimit te qytetarët e Kosovës.
Sfidë e veçantë në rajonin e Prizrenit mund të jetë sidomos informimi i komuniteteve jo shumicë, përkatësisht komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, të cilët kanë nevojë për kontakt të drejtpërdrejt dhe mesazhe të thjeshta e të kuptueshme për sa i përket regjistrimit.
Përfaqësuesit e Komisioneve Komunale të Regjistrimit të rajonit të Prizrenit i siguruan liderët e organizatave se tashmë janë ndërmarrë të gjitha masat që të sigurohet informim i mjaftueshëm për të gjitha komunitetet.
Po kështu, debatuesit nga shoqëria civile theksuan nevojën për të organizuar më shumë takime të këtij niveli. “Duhet të organizohen më shumë debate me intelektualë, bashkësi fetare dhe njerëz me ndikim të fuqishëm nga komunitetet”-tha Adem Latifi, përfaqësues i shoqërisë civile në Rahovec.
Përfaqësuesit e pranishëm i siguruan pjesëmarrësit se do të përdorin të gjithë mekanizmat e tyre që të shtrijnë informacionin në nivelet ku ata veprojnë në mënyrë që të ndikojnë në krijimin e një mesazhi pozitiv për regjistrimin.
IMP kërkon një ekspert për CSR
Instituti i Kosovës për Marrëdhënieve me Publikun rikërkon një profesionist kreativ i cili do të punojë si menaxher i projekteve CSR ekspert.
Përgjegjësitë: të dizajnojë, të organizojë dhe të mbikëqyrë realizimin e projekteve; të zhvillojë komunikimin me palët; të zhvillojë aktivitete të cilat përfshijnë veprimtarinë sociale të tyre…
Kualifikimi dhe aftësitë: Diplomë në marrëdhëniet me publikun, komunikim, medie ose fusha të përafërta; njohje e shkëlqyer e gjuhës angleze; shkathtësi të veçanta në komunikim, aftësi për punë të pavarur, efikase dhe nën presion, aftësi në organizim dhe punë ekipore, aftësi në përdorimin e teknikave të shkrimit; kreativitet në realizimin e projekteve, njohje të shkëlqyeshme në kompjuter etj.
Nëse i keni këto cilësi dhe synoni ta ndërtoni karrierën tuaj përmes komunikimit, dërgojeni një Europass CV dhe një Lëtër motivimi në info@imp-ks.com. Forma e CV-së si dhe informatat e tjera të nevojshme mund të porositen në: 044 589 593 ose në info@imp-ks.com. Do të kontaktohen vetëm aplikuesit që i plotësojnë kushtet e konkursit.
Peja e gatshme për regjistrimin e popullsisë
Prishtinë, 03 mars 2011
Instituti i Kosovës për Marrëdhënie me Publikun, në bashkëpunim qendrën rinore “Atë Lorenc Mazreku”, mbajtën sot një debat publik në Pejë për procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.
Synim i debatit ishte identifikimi i nivelit të perceptimit që qytetarët e rajonit të Pejës kanë për procesin e regjistrimin, sfidat me të cilat ata përballen, si dhe mesazhet që mund të përcillen te kategoritë e veçanta të shoqërisë.
Debati, në të cilin merrnin pjesë përfaqësues institucionalë, përfaqësues të komuniteteve të cilat jetojnë në këtë regjion, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile nga regjioni i Pejës, u përqendrua në perceptimin e qytetarëve të Pejës për procesin e regjistrimit, në sfidat me të cilat mund të përballen institucionet përgjegjëse për regjistrim, dhe në gatishmërinë e institucioneve, përfaqësuesve të komuniteteve dhe organizatave të shoqërisë civile për të përcjellë mesazhin e regjistrimit te qytetarët e Kosovës.
Debati nxori disa përfundime për sa i përket nivelit të informimit të popullsisë në regjion, sidomos në zonat rurale dhe për kategoritë e margjinalizuara: pleqtë, gratë, personat me aftësi të kufizuara, si dhe komunitetet jo-shumicë.
Për sa i përket perceptimit që qytetarët kanë për procesin u theksua se ka nevojë për intensifikim të mëtejmë të fushatës informuese për të gjithë qytetarët, përmes mesazheve të thjeshta dhe të kuptueshme për të gjithë.
Po kështu, debatuesit theksuan edhe interesimin e komuniteteve pakicë për t’iu përgjigjur pozitivisht procesit të regjistrimit.
Reshat Nurboja nga Komisioni Komunal i Regjistrimit tha se komuniteti serb kryesisht nuk ka barriera për sa i përket procesit të regjistrimit dhe se ata janë të interesuar të jenë pjesë e tij.
Sfidë paraqet edhe çështja e regjistrimit të bashkatdhetarëve, rritja e nivelit të përkrahjes për krijimin e një rrjeti përmes të cilit përcillet informata, dhe rritja e nivelit të kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët për procesin e regjistrimit dhe motivimi i tyre për pjesëmarrje.
Edhe përfaqësuesit fetarë siguruan pjesëmarrësit se ata do të përdorin të gjithë mekanizmat e tyre që të ndikojnë në krijimin e një mesazhi pozitiv për regjistrimin.
Debati në Pejë është debati i dytë që mbahet në nivel udhëheqësish të organizatave, pas atij të Mitrovicës. Të dhënat e nxjerra nga debatet, në formë analize të detajuar, do t’u përcillen institucioneve përgjegjëse për regjistrim, si raport orientues.

“IMP” është organizatë partnere e Entit të Statistikës së Kosovës, në komponentën e informimit për procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë.
Më shumë informata:
Tel: +377 44 589 598/3
e-mail: info@imp-ks.com
ueb: www.imp-ks.com
IMP mbajti debat publik në Mitrovicë për procesin e regjistrimit
Prishtinë, 26 shkurt 2011
Instituti i Kosovës për Marrëdhënie me Publikun, dje mbajti një debat publik në Mitrovicë për procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Debati, në të cilin merrnin pjesë përfaqësues institucionalë nga komunat e regjionit të Mitrovicës, përfaqësues të komuniteteve të cilat jetojnë në këtë regjion, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile, u përqendrua në perceptimin e qytetarëve të Mitrovicës për procesin e regjistrimit, si dhe në sfidat me të cilat mund të përballen institucionet përgjegjëse për regjistrim. Po kështu, debati nxori disa përfundime për sa i përket nivelit të informimit të popullsisë në regjion, sidomos në zonat rurale dhe për kategoritë e margjinalizuara: pleqtë, gratë, si dhe personat me aftësi të kufizuara.
Për sa i përket perceptimit që qytetarët kanë për procesin u theksua se jo të gjithë dinë se ç'është procesi i regjistrimit dhe sidomos ç'interes shtetëror paraqet ai, si do të zhvillohet, çfar ë do të përmbajë formulari i regjistrimit, cilat do të jenë përfitimet dhe sa e lartë do të jetë shkalla e besueshmërisë në institucionet ditën e regjistrimit. Vështirësi të veçantë paraqet krijimi i perceptimit pozitiv për qytetarët pakicë që jetojnë në veri të qytetit.
Sfidat, prandaj, do të jenë të shumta: nga rritja e nivelit të përkrahjes për krijimin e një klime pozitive për procesin te rritja e nivelit të kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët për procesin e regjistrimit dhe motivimi i tyre për pjesëmarrje. Roli i “IMP”-së në këtë proces është i rëndësishëm, por parësor mbetet niveli i informatave të cilat kompanitë e kontraktuara nga institucionet përgjegjëse për regjistrim duhet ta ofrojnë.
“IMP” është organizatë partnere e Entit të Statistikës së Kosovës, në komponentën e informimit për procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë. Të dhënat e nxjerra nga debati, në formë analize të detajuar, do t'u përcillen institucioneve përgjegjëse për regjistrim, si raport orientues.
Regjistrimi i popullsisë në Kosovë financohet nga:
IMP filloi projektin për sensibilimin e qytetarëve për regjistrimin e popullsisë
Prishtinë, 18 shkurt 2011
Instituti i Kosovës për Marrëdhënie për Publikun (IMP) ka filluar projektin „Informimi, sensibilizimi dhe motivimi i popullit të Kosovës për procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe të banesave në Kosovë“, i cili do të realizohet nga dt. 01-15 prill 2011.
Projekti, i cili ndihmohet edhe nga organizatat ndërkombëtare të pranishme në Kosovë, synon mbështetjen e Entit të Statistikave të Kosovës, si organizuese e procesit të regjistrimit në informimin e popullit të Kosovës për të. Për më shumë se dy muaj, IMP në bashkëpunim me institucionet e Kosovës, si dhe me organizata të fuqishme partnere nga shoqëria civile do të ndihmojë qytetarët që ta njohin dhe ta kuptojnë procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë. Përmes një plani dinamik të veprimit, duke përdorur metodologjinë „Kontakto dhe bind“, IMP synon që drejtpërsëdrejti ose në mënyrë të tërthortë të shpërndajë informatat e nevojshme për secilin qytetar të Kosovës, duke ndikuar në motivimin dhe krijimin e një perceptimi pozitiv për procesin.
IMP tashmë ka hartuar një strategji të veprimit e cila konsiston në informimin publik, shpërndarjen e materialeve promovuese, organizimin e ligjëratave nëpër institucionet arsimore, debatet e ndryshme publike, si dhe pjesëmarrjen në ngjarje kulturore dhe mediale, me synim informimin dhe rritjen e vetëdijes për rëndësinë e procesit, sikur që dëshiron të ndikojë që qytetarët e Kosovës të njohin përfitimet sociale, ekonomike dhe politike të cilat realizohen me pjesëmarrje në proces.
Më shumë informata rreth procesit: esk.rks-gov.net
dhe
Personat kontaktues të IMP-së:
Kontakti për Kosovë:
znj. Vilma Biba, menaxhere e projektit(vbiba@imp-ks.com)
Adresa : Sheshi "Nëna Terezë "29 C/D-4
Prishtinë, 10000 Kosovë
Tel: +37745 589593
Kontakti për Shqipëri:
z. Donik Sallova
Rr. Skënder Luarasi,
Pallati 45/5, ap.21, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 69 58 03 173
e-mail: dsallova@imp-ks.com
Faqja zyrtare në internet: http://www.imp-ks.com
“IMP” hap përfaqësinë e saj në Tiranë
Instituti i Kosovës për Marrëdhënie me Publikun, “IMP” e ka hapur zyrën e saj në Tiranë, Shqipëri. Kjo zyrë do të jetë në funksion të mbështetjes së zhvillimit të organizatave vendëse e ndërkombëtare, si dhe do të ofrojë shërbime në fushën e marrëdhënieve me publikun në Shqipëri.
Zyra e IMP-së në Tiranë do të zgjerojë mundësitë e IMP-së për të ofruar një gamë të gjerë shërbimesh për organizatat e ndryshme në fushën e hulumtimit, konsulencës, ndërtimit të kapaciteteve, trajnimit dhe implementimit të projekteve në fushën e komunikimit publik. Po ashtu, kjo zyrë do t’i ndihmojë kompanitë/organizatat në vend të cilat dëshirojnë të jetësojnë projekte në Kosovë.
Vehbi Miftari, drejtor ekzekutiv i IMP-së, tha: " Rritja e vazhdueshme e aktiviteteve dhe e rrjetit të bashkëpunëtorëve të Institutit të Kosovës për Marrëdhënie me Publikun në vitin 2010, si dhe planifikimi për pjesëmarrje në disa iniciativa të ndryshme rajonale e ndërkombëtare gjatë këtij viti e ka bërë imediate nevojën e krijimit dhe shtrirjes së mëtejme të rrjetit të bashkëpunëtorëve dhe kompanive partnere. Rrjedhimisht, besojmë se ishte koha e duhur për ta hapur zyrën tonë në Tiranë, për t’ua ofruar organizatave të interesuara shërbimet tona. Pjesëmarrja në iniciativat rajonale nënkupton krijimin e mekanizmave funksionalë dhe ne synojmë ta arrijmë këtë përmes zyrës sonë”.
Donik Sallova, pjesë e rrjetit të profesionistëve të “IMP”-së, do ta menaxhojë zyrën në Tiranë. Z. Sallova ka bashkudhëhequr një sërë projektesh në kuadër të Institutit të Kosovës për Marrëdhënie me Publikun, duke përfshirë edhe hartimin e “Raportit për komunikimin publik gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2009”.
”IMP” ofron shërbime të hulumtimit, konsulencës, edukimit, projekteve, seminareve, konferencave dhe këshilla në fushën e komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun, në bashkëpunim më agjencinë e komunikimeve “Bonne Nouvelle” nga Gjermania.
Kontakti për Kosovë:
znj. Vilma Biba, (vbiba@imp-ks.com)
Adresa : Sheshi "Nëna Terezë "29 C/D-4
Prishtinë, 10000 Kosovë
Tel: +37745 589593
Kontakti për Shqipëri:
z. Donik Sallova
Rr. Skënder Luarasi,
Pallati 45/5, ap.21, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 69 58 03 173
e-mail: dsallova@imp-ks.com
Faqja zyrtare në internet: http://www.imp-ks.com
Ftesë për pjesëmarrje në trajnimin “Fjalimet publike”
Instituti i Kosovës për Marrëdhënie me Publikun ka kënaqësi që t’ju ofrojë trajnimin: Fjalimet publike. Trajnimi ka për qëllim aftësimin e pjesëmarrësve në përpilimin, si dhe në organizmin e fjalimeve publike.
Në të njëjtën kohë, ai i mëson ata t’i njohin elementet teorike, praktike si dhe të ndikojë në përmirësimin e shkathtësive për fjalime të suksesshme. Kursi përdor perspektivën e komunikimit sipas së cilës dituria mbi këtë perspektivë i bën pjesëmarrësit më të vetëdijshëm se si të ballafaqohen me situata te caktuara. Nga ta do të kërkohet që të kenë një nivel të lartë kompetence mbi fjalimin publik. Gjatë kursit pjesëmarrësit do të mësojnë se si t’i vlerësojnë fjalime publike dhe të njëjtën kohë do të përmirësohen rrënjësisht shkathtësitë e tyre mbi kritikën e fjalimit publik.
Përmes këtij kursi “IMP” synon të aftësojë komunikuesit publikë, stafin menaxherial, përgjegjësit e personelit të institucioneve ose organizatave të ndryshme me njërën nga sfidat më të mëdha: komunikimin para publikut dhe sidomos mbajtjen e fjalimeve. Ai u ndihmon atyre që të mësohen t'i identifikojnë në mënyrë sistematike sfidat e fjalimit publik
Modulet:
Moduli 1: Hyrje në komunikimin publik (120 minuta)
Moduli 2: Përcaktimi i komunikimit (120 minuta)
Moduli 3: Përpilimi i fjalimit informativ (60 minuta)
Moduli 4: Analiza e audiencës (60 minuta)
Moduli 5: Organizimi i ideve (120 minuta)
Moduli 6: Fillimi dhe përmbyllja e paraqitjes (120 minuta)
Moduli 7: Prezantimi (Fjalimi), (120 minuta)
Moduli 8: Mbështetja e ideve në fjalim (120 minuta)
Moduli 9: Arsyetimi me modelin e Toulmin-it (120 minuta)
Moduli 10: Fjalimet bindëse (120 minuta)
Nr. i pjesëmarrësve në grup: 15
Kohëzgjatja e trajnimit: 2 ditë
Vendi: Prishtinë
Ēmimi: 105 EUR (Në ēmim janë të përfshira shpenzimet e trajnimit,
ushqimit, si dhe materialet trajnuese).
Koha: 02-03.12.2010
Ligjërues: Blerim Limani, MA, Ball State University, College of
Communications.
Për t’u regjistruar për kursin, ju lutem vizitoni faqen zyrtare të “IMP”-së, www.imp-ks.com, te rubrika Trajnime, forma Regjistrohuni online për kurset e IMP-së.
Më shumë informata:
“IMP”
Sheshi “Nëna Tereze”, 29-C/D-4
Prishtinë, Kosovë
tel: 045/589593; 045/589598
info@imp-ks.com;
IMP -Ftesë për pjesëmarrje në kurset: "Komunikimi me medie" & "Komunikimi në
rast krizash"
Prishtinë, 19 tetor 2010
Instituti i Kosovës për Marrëdhënie me Publikun (IMP) në bashkëpunim me
agjencinë e komunikimeve “Bonne Nouvelle” nga Gjermania, organizojnë dy
kurse nga programi i rregullt i trajnimeve për vitin 2010.
1. Kursi “Komunikimi ne rast krizash” (4-6 nëntor 2010)
2. Kursi “Komunikimi me medie” (11-13 nëntor 2010)
Afati i fundit për regjistrim: 28 tetor 2010.
Teknikat e shkrimit-kurs i nevojshëm për komunikuesit publikë
Prishtinë, 14 tetor 2010
Nga data 07-09.10.2010, në Strugë, Maqedoni, Instituti i Kosovës për Marrëdhënie me Publikun (IMP) mbajti kursin “Teknikat shkrimit”. Pwr tri ditë me radhë, IMP u ofroi zyrtarëve të institucioneve vendëse perspektivën bashkëkohore të shkrimit të mirëfilltë për institucionin dhe mundësitë që shkrimi ka në ngritjen e imazhit të institucioneve në raport me publikun.
Gjatë këtij kursi, pjesëmarrës nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nga Hekurudhat e Kosovës u njohën me teknikat më bashkëkohore të shkrimit të teksteve për institucionin, nga struktura &organizimi i teksteve, llojet e teksteve e deri te shkrimi për ueb, si formë e veçantë e komunikimit me lexuesit.
“Një tekst i shkruar mirë është investimi më efektiv për të zbatuar strategjinë e komunikimit me publikun & planin e aktiviteteve publike”, tha ndër të tjera dr. Vehbi Miftari, ligjërues në kurs.
Në pjesën praktike, kursistëve iu ofruan punëtori dhe raste studimore të veçanta, pjesë e të cilave ishin analizimi dhe diskutimi i shembujve nga tekstet e zyrave përkatëse të institucioneve vendore.
Ishte mendim i përbashkët i kursistëve se suksesi i institucionit në mbajtjen e imazhit pozitiv para audiencës konsiston në organizimin e mirëfilltë të zyrave të informimit dhe nga përkujdesja e vazhdueshme që komunikimi i shkruar i institucionit të jetë në nivelin e dëshirueshëm, gjë që mund të arrihet përmes trajnimeve të specializuara në këtë fushë.
“ Kurset e tilla janë të mirëpritura. Ato duhet të jenë pjesë e edukimit të përhershëm. Mendoj se çdo zyrtar që punon në marrëdhënie me publikun duhet t’i vijojë ato”, tha Jusuf Lushaku nga zyra për komunikim publik në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pjesëmarrës në kurs.
“Teknikat e shkrimit” është pjesë e programit të kurseve themelore dhe programit të rregullt për vitin 2010, të realizuar nga Instituti i Kosovës për Marrëdhënie me Publikun në bashkëpunim me agjencinë e komunikimeve “Bonne Nouvelle” nga Gjermania, me synimin e ngritjes së kapaciteteve komunikuese të organizatave/institucioneve në Kosovë e rajon.
Instituti për Marrëdhënie me Publikun mbajti trajnimin për ngritje të kapaciteteve të komunikimit në tri komuna të Kosovës
Prishtinë, 17 shtator 2010
Nga data 30 gusht 2010 deri më 17 shtator 2010 në komunat Han i Elezit, Novobërdë dhe Mamushë, u mbajt trajnimi për ngritjen e kapaciteteve të komunikimit në administratën komunale, projekti i Institutit të Kosovës për Marrëdhënie me Publikun (IMP)i përkrahur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS).
Projekti trejavësh, në të cilin morën pjesë mbi 50 përqind e punonjësve të administratës komunale të tri komunave, u zhvillua në formë të sesioneve trajnuese dhe seminareve, duke iu ofruar pjesëmarrësve metodologji praktike për menaxhimin e shërbimeve për qytetarë dhe parimet themelore të komunikimit.
“Besojmë se projekti i institutit do të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve për qytetarë përmes komunikimit të mirëfilltë, si mjet parësor për ngritjen e transparencës në raport me qytetarin dhe ngritjen e pjesëmarrjes/integrimit të tyre në procese të rëndësishme që ndërlidhen me mirëqenien e tyre” tha Vilma Biba, menaxhere e projektit. “Ka qenë kënaqësi të punojmë me zyrtarët komunalë të cilët kanë treguar interesim të veçantë për temat e komunikimit”, shtoi ajo.
Udhëheqja komunale dhe zyrtarët pjesëmarrës në trajnim u shprehën se modulet ishin mjaft interesante dhe të qarta, duke qenë se aty përfshihen ushtrime dhe udhëzime praktike për komunikimin, që do të jenë të aplikueshme në punën e përditshme të komunës me qytetarë.
“Ka qenë trajnim shumë i vlefshëm, me module të plota dhe ligjërues profesionistë” – tha Aziz Elshani, pjesëmarrës në trajnim.
“Padyshim, trajnimi ka kontribuar në përpjekjet për ngritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarë. Trajnimi në komunikim është shumë i mirëseardhur edhe për faktin se është i pari i këtij lloji në komunën e Mamushës dhe përfshin një numër të madh të punonjësve të administratës, të cilët përfaqësojnë komunën përmes shërbimit me qytetarë. Shpresojmë të kemi në vazhdimësi trajnime të tilla”– tha Abdülhadi Krasniç, nënkryetar i komunës së Mamushës.
Komuna e Hanit të Elezit, Novobërdës dhe Mamushës janë tri komunat e para që kanë përfituar nga projekti për ngritjen e kapaciteteve të komunikimit, i cili synon të zgjerohet edhe në komunat tjera të Republikës së Kosovës.
Më shumë informata:
“IMP”, Sheshi “Nëna Tereze”, 29-C/D-4
Prishtinë, 10000,Kosovë
Vilma Biba, menaxhere e programit “Trajnime / Edukim”
tel: 045/589593
info@imp-ks.com; vbiba@imp-ks.com

IMP ofron kursin “Teknikat e shkrimit”

IMP filloi projektin “Ngritja e kapaciteteve të komunikimit në administratën lokale”
(Han i Elezit, Novobërdë, Mamushë)
Ofertë për kontratë pune
IMP prezantoi të arriturat në Kosovë në fushë të marrëdhënieve me publikun
IMP organizon kursin “Komunikimi me medie

Hartimi i strategjisë së komunikimit, nevojë imediate

IMP organizoi konferencën “Roli i komunikimit në transparencën publike”

“IMP” organizon konferencën: “Roli i komunikimit në transparencën publike”

IMP ofron kursin: Strategjia e komunikimit / Plani i aktiviteteve

IMP zhvilloi trajnimin “ Komunikimi dhe sjelljet”

“IMP” ofron trajnimin: “Komunikimi dhe sjelljet”

“Strategjia e integruar e komunikimit”

IMP publikoi raportin “Relacionet e partive politike me publikun...”

“IMP” ofron kursin e trajnimit: “Komunikimi strategjik”

“IMP mbajti trajnimin…”

“IMP” ofron projektin: “Trajnim në marrëdhëniet me publikun - Parimet themelore”