“IMP” organizon konferencën: “Roli i komunikimit në transparencën publike”
11.05.2010
Instituti i Kosovës për Marrëdhënie me Publikun (IMP), në bashkëpunim më agjencinë e komunikimeve “Bonne Nouvelle” nga Gjermania dhe Fondacionit “Friedrich Ebert”, mw 20.05.2010, nw hotelin “Prishtina”, nga ora: 09:30 – 13:00, organizon konferencën “Roli i komunikimit në transparencën publike”.
Qëllimi i konferencës: Nxitja e debatit rreth rёndёsisё sё komunikimit tё insitutucioneve me qytetarët, si dhe ndikimi i komunikimit publik në rritjen e transparencës së institucioneve. Duke u mbështetur në dijen teorike , si dhe në përvojën e ekspertëve vendës dhe ndërkombëtarë në komunikimin publik, si dhe përmes një debati të hapur dhe efikas, konferenca synon të hetojë kontekstin specifik të ngritjes së kapaciteteve komunikuese në Kosovës, si dhe të hetojë sfidat me të cilat përballen zyrtarët e komunikimit në Kosovë.
Konferenca organizohet në dy panele: “Konteksti i zhvillimit të marrëdhënieve me publikun – sfidat politike” (panelistë: Ramush Tahiri, Jeff Bailey, Mimoza Kusari), si dhe “Rritja e transparencës publike përmes komunikimit efektiv” (panelistë: Simone Stein - Lucke, Arbër Vllahiu , Karin Limdal dhe Arben Qirezi).
Mbi 40 (dyzet) pjesëmarrës përgjegjës dhe ish-përgjegjës për komunikim në institucionet qendrore dhe lokale do të marrin pjesë në këtë konferencë.
Programi i konferencës:
09.30 – 09.45 Regjistrimi i pjesëmarrësve
09.45 –10.00 Prezantim i punës së konferencës
10.00 10. 15 Fjalimet hyrëse
10.15-11.00 Paneli I: Konteksti i zhvillimit të marrëdhënieve me publikun – sfidat politike
Ramush Tahiri Politikolog, ish-gazetar i “Rilindjes”
Jeff Bailey, ish-zëdhënës i UNMIK-ut
Mimoza Kusari, ish-zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës (institucionet e përkohshme, nën rezolutën 1244 KS)
11.00–11.30 Diskutim i hapur
11.30-11.45 Pushim kafeje
11.15-12.00: Paneli II: Rritja e transparencës publike përmes komunikimit efektiv
Simone Stein-Lücke, Ish-këshilltare për medie në Ministrinë Federale të Gjermanisë / Parlamentin e Gjermanisë
Arbër Vllahiu - ekspert i medieve
Karin Limdal, shefe e zyrës për informim & zëdhënëse e EULEX-it ,
Arben Qirezi, ish zëdhënës i Qeverisë së Kosovës
12.30 - 12.45 – Diskutime
12.45 - 13.00 – Përmbledhje e punimeve (Stein-Lücke & Miftari)