IMP ofron kursin: Strategjia e komunikimit / Plani i aktiviteteve
21.04.2010
Instituti i Kosovës për Marrëdhënie me Publikun, “IMP”, Departamenti i Trajnimeve dhe Edukimit, ofron kursin: “Hartimi i strategjisë së komunikimit / Planifikimi i aktiviteteve”. Kursi është intensiv dhe u ofron pjesëmarrësve njohjen e koncepteve themelore për hartimin e strategjive të organizatës/institucionit, si dhe i përgatit ata për planifikim të aktiviteteve kryesore, si pjesë të procesit të organizuar strategjik të institucionit / organizatës.
Kursi synon që duke e kombinuar dijen teorike dhe atë praktike t’u mundësojë atyre që ta kuptojnë jo vetëm rëndësinë e hartimit të strategjive, por edhe procedurat themelore për hartimin e një strategjie, nga analizimi strategjik te mjetet e jetësimit të saj, përkatësisht t’i aftësojë ata që strategjitë e tyre t’i përcjellin me një plan të detajuar të komunikimit. Ekspertët e “IMP”-së do t’jua shpjegojnë deri në imtësi rrugët mundshme për ta arritur këtë synim.
Kursistëve do t’u ofrohet edhe pjesa praktike, e përcjellë me “raste studimore” dhe me “punëtori” të veçanta. Kursistët do të pajisen me certifikatë nga “IMP” dhe “Bonne Nouvelle”. Kursi është pjesë e programit të rregullt të trajnimeve të “IMP”-së për vitin 2010.
Projekti mund t’i përfshijë:
• Përgjegjësit për planifikim strategjik
• personat përgjegjës për komunikim dhe
• stafin menaxherial të institucioneve
• stafin tjetër të institucionit / organizatës
Hartimi i dokumenteve strategjike është pjesë e përcaktimit për mënyrën e qeverisjes së inst./org. dhe është i pashkëputshëm nga menaxhmenti. Ai mund t’u ofrohet:
• organizatave qeveritare,
• organizatave joqeveritare,
• kompanive publike dhe private,
• individëve dhe
• grupeve të interesuara.
Kursi do të zhvillohet në këto module:
• Analizimi i gjendjes së organizatës
o Raporti mes kërkimit, objektivave dhe strategjisë
• Objektivat dhe qasjet strategjike
o Politikat, vizioni dhe rëndësia e komunikimit
• Hartimi i strategjisë së inst./org.
o Procesi strategjik: analiza, përzgjedhja, plani
• Planifikimi i shpenzimeve për strategjinë/planin e veprimeve
• Zbatimi i strategjisë së inst./org.
Ligjëruese:
Simone Stein, MA, “Bonne Nouvelle”, Gjermani (e konfirmuar)
Shkendije Himaj, MA, “IMP” (e konfirmuar)
Nr. i pjesëmarrësve në grup: 15-20
Kohëzgjatja e trajnimit: 3 (tri) ditë
Vendi: Strugë, Maqedoni
Koha: Përfundimi i regjistrimit të pjesëmarrësve (e enjte - e diel)
Udhëtimi: i organizuar
Aktivitete sociale: Janë paraparë në program
Për t’u regjistruar për kursin, ju lutem vizitoni faqen zyrtare të “IMP”-së, www.imp-ks.com, te rubrika Trajnime, forma Regjistrohuni online për kurset e IMP-së.