IMP filloi projektin “Ngritja e kapaciteteve të komunikimit në administratën lokale”
(Han i Elezit, Novobërdë, Mamushë)
Prishtinë, 29 gusht 2010
Instituti i Kosovës për Marrëdhënie me Publikun , “IMP”, mbështetur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, “KFOS”, filloi realizimin e projektit për ngritjen e kapaciteteve të komunikimit në administratën lokale në tri komuna: Han i Elezit, Novobërdë dhe Mamushë.
Projekti synon të ndikojë në ngritjen e nivelit të komunikimit nga administrata komunale dhe, rrjedhimisht, edhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve si rezultat i komunikimit të mirëfilltë.
Është e njohur se Institucionet, efektshmëria e të cilave matet kryekëput nga niveli i shërbimeve që ofrojnë për qytetarët, janë përgjithësisht më të suksesshme nëse stafi i tyre është i trajnuar në komunikim të mirë gjatë ofrimit të shërbimeve. Andaj, përmes këtij projekti “IMP”do të ndikojë në ngritjen e kapaciteteve komunikuese në administratën komunale, të cilat do të ndikonin drejtpërsëdrejti në rritjen e efikasitetit në shërbime për qytetarët, si dhe në rritjen e nivelit të transparencës në qeverisjen lokale.
“IMP” do të ndikojë po kështu që administrata komunale në Kosovë të zhvillohet shumë më shpejt profesionalisht, kurse rezultatet e angazhimit të saj të jenë shumë më të mëdha, si rrjedhojë e komunikimit të mirëfilltë institucional dhe publik.
Projekti zhvillohet në formë të sesioneve trajnuese dhe seminareve për zyrtarët komunalë për tri javë me radhë.
Sesionet mund të përcillen nga mediet në oraret vijuese:
Han i Elezit: Ndërtesa e Kuvendit Komunal, ora 9.00-15.00 (30 gusht 2010-2 shtator 2010)
Novobërdë: Ndërtesa e Kuvendit Komunal, ora 9.00-15.00 (6-10 shtator 2010)
Mamushë: Ndërtesa e Kuvendit Komunal, ora 9.00-15.00 (13-16 shtator)
Më shumë informata:
“IMP”, Sheshi “Nëna Tereze”, 29-C/D-4
Prishtinë, Kosovë
Vilma Biba, menaxhere e programit “Trajnime / Edukim”
tel: 045/589593
info@imp-ks.com; vbiba@imp-ks.com